December 6, 2025
1 min read

Aktivisti Hektor Beqiri ia dhuron uniformën e veteranit të UÇK-së vëllait të tij

Atdhetari dhe aktivisti i njohur, Hektor Beqiri, ka ndarë një moment të veçantë emocional me ndjekësit e tij, duke treguar se i ka dhuruar uniformën e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vëllait të tij, Besnik Beqiraj, veteran dhe invalid i luftës.

Beqiri e ka përshkruar këtë çast si një nga momentet më të paharrueshme dhe më të thella të jetës së tij, duke theksuar simbolikën dhe rëndësinë e uniformës së UÇK-së për familjen e tij dhe për historinë e popullit shqiptar.

“S’ka fjalë që mund ta përshkruajnë emocionin e asaj dite. Ishte më shumë se dhuratë – ishte rikthim kujtimesh, nderim i sakrificës dhe krenari për rrugën që kemi bërë si familje dhe si popull,” ka shkruar ai.

Sipas Beqirit, uniforma e UÇK-së mbart historinë dhe idealet e brezit që luftoi për liri, ndaj dhurimi i saj për vëllain, një luftëtar që ka mbajtur barrën e luftës në trup e në shpirt, kishte një domethënie të veçantë.

“Nderimi për Besnikun është nderim për të gjitha zemrat e çlirimtarëve,” ka shtuar ai, duke përmendur edhe respektin për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Latest from Blog

Go toTop