December 8, 2025
1 min read

Suspendohen dy policët për keqtrajtimin e qytetarit në Gjilan

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka konfirmuar për Klankosova.tv se ka suspenduar nga detyra dy zyrtarë policorë, pas dyshimeve se ata kanë keqtrajtuar një qytetar gjatë një arrestimi në Gjilan.

Në media u raportua para dy ditësh për rastin dhe publikoi pamje ku shihet dy zyrtarë policorë teksa e arrestojnë një qytetar, ndërsa në video dëgjohen edhe fyerje dhe shfaqet keqtrajtim fizik gjatë ndërhyrjes policore.

IPK bëri të ditur se hetuesit e saj kanë dalë në vendin e ngjarjes në mbrëmjen kur ka ndodhur incidenti, bazuar në kërkesën e prokurorit kujdestar.

Sipas njoftimit, është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike”.

Latest from Blog

Go toTop