by
December 9, 2025
1 min read

IHK-ja këshillon për kujdes në trafik, shkak mjegulla

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin në komunikacion.

Shkaku i këtyre kushteve atmosferike, IHK i ka këshilluar pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar.

Sipas këtij instituti, nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike, pasi vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të kushtëzojnë mot më stabil dhe temperatura rreth vlerave të mesatareve për këtë periudhë.

Temperaturat gjatë këtyre tri ditëve do të lëvizin nga -2, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë në 12 gradë Celzius.

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop