Lajme të këqija për AC Milan. Në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes kundër Torinos, Rafael Leao u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi muskulor në këmbën e djathtë.
Sulmuesi portugez kishte ndjerë dhimbje pas një gjuajtjeje drejt portës së portierit Franco Israel.
Pasi preku ijën e djathtë, Leao nuk mundi të qëndronte në lojë, duke ia lënë fushën ish-lojtarit të Torinos, Samuele Ricci.
Mbetet për t’u parë se sa gjatë do të mungojë Leao, me kuqezinjtë që luajnë kundër Sassuolo të dielën më 14 dhe më pas, të enjten më 18, në Superkupën e Italisë kundër Napolit, një ndeshje gjysmëfinale.
Portugezi do t’i nënshtrohet testeve të nevojshme sot (marte) dhe Landucci, ndihmësi i Allegrit në stol kundër Torinos, gjithashtu nuk pranoi të komentojë, duke thënë vetëm se Rafa po përjetonte shqetësime të muskulit.