December 10, 2025
1 min read

Ymeri: Rizvanolli nuk duhet ta lejojë Kurtin t’i përdorë gratë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka reaguar ndaj deklaratave të ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli për çështje e EFT dhe NOA.

Ymeri ka thënë se llogaridhënia para vitit 2021 nis jo me KOSTT për shkak që sic thotë “ishim të varur nga operatori serb i transmisionit”, madje ka theksuar se nuk duhet Kurti t’i përdor gratë për të fshehur përgjegjësitë ligjore, e nëse nuk është peng i mafisë energjetike atëherë ajo thotë se duhet të dalë e të mohojë që ka pranuar mjete financiare nga Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci.

“Sa po mbron tani Kurtin nëpërmjet Ministrisë, institucioneve publike të sektorit energjetik, ministrja, do duhej te merrej me punën e vet dhe zbatoj vendimet e Komunitetit te Energjise qe lidhen drejtpërdrejt edhe me dallaveret e kapaciteteve ndërkufitare”, deklaroi ajo.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Firemy.aninaj%2Fposts%2Fpfbid05LkhKTeU8fUVeNuL6mxGLxUDXDTbBPaAnW5S98z2CDKrakPXW12p2vogWgLjkJJhl&show_text=true&width=500

Latest from Blog

Go toTop