Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e boksierit, Nazif Gashi i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.
Ajo ka thënë se kujtimi për Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës”.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv!”
“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Nazif Gashin! “, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.