December 10, 2025
2 mins read

Rozeta Hajdari del me reagim për mungesën në seancën për rastin e rezervave shtetërore

Ministria në detyrë, Rozeta Hajdari ka dalë me reagim rreth mungesës në seancën gjyqësorei të datës 10.12.2025 për rastin e rezerve shtetërore.

Gjykata konstatoi se Hajdari nuk është prezent ndërsa nuk ka fletekthesë nga Posta se thirrja i është dorëzuar në adresën e caktuar ministres në detyrë. Ndaj, gjykimi nuk mundi të filloj në mungesë të akuzuarës dhe avokati të Irfan Lipovicës, Feim Alaj.

Hajdari ka reaguar duke thënë se lidhur me seancën e sotme nuk ka marrë asnjë thirrje për t`u paraqitur në seancë.

Sipas saj në momentin që pranon thirrjen nga Gjykata do të paraqitet në seancë.

“Të nderuar qytetarë, Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës!  Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!”- thuhet në njoftimin e Hajdarit në rrjetin social Facebook.

Prezent në gjykatore ishin tre të akuzuarit e tjerë, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

I akuzuari Ridvan Muharremi u paraqit në gjykatore pak pasi filloi  seanca.

Aktakuza është ngritur lidhur me dyshimet për veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar,  dhe – zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Në këtë seancë, pritej që të lexohet aktakuza nga ana e prokurorië speicale rreth rastit të rezervave dhe deklarimi i të akuzuarve.

Kjo njëherë konsiderohet seanca e shqyrtimit fillestar, ku zyrtarisht katër të akuzuarit për herë të parë pritej të dalinin para gjykatës me statusin si të akuzuar për vepra penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit dhe tre personave të tjerë.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, më 14.11.2025 kishte mbajtur konferencë për media rreth aktakuzës së ngritur ndaj saj nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica e Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi, ishin arrestuar më 18.08.2023 nën dyshimin për veprat: “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica e Hafiz Gara ishin liruar nga masa e paraburgimit me vendimin e Apelit më 31.08.2023, pasi të njëjtit gjendeshin nën këtë masë nga 19.08.2023.

Latest from Blog

Go toTop