Barcelona po shqyrton mundësinë për të transferuar Mohamed Salah, i cili po kalon një situatë të vështirë te Liverpool.
Me humbjen e vendit të titullarit dhe tensionet e brendshme në klubin anglez, egjiptiani shihet si një mundësi e mirë për katalanasit.
Trajneri Hansi Flick kërkon përforcime në krahun e djathtë të sulmit dhe Salah, me përvojën dhe golat e tij, shihet si profili ideal.
Edhe pse është 33 vjeç, ai këtë sezonë ka shënuar pesë gola dhe ka shtuar tre asistime.