December 10, 2025
2 mins read

“Shpresoj të bëhemi 10 herë kampion të qeverisjes së mirë”, Lladrovci betohet për herë të katërt

Ramiz Lladrovci është betuar sot për ta marrë për herë të katërt në drejtim Komunën e Drenasit.

Ai gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Drenasit tha se ndihet i nderuar e privlegjuar që mban fjalim për të katërtën herë para të zgjedhurve të përbërjes së re.

“Sot, për herë të katërt dhashë betimin si Kryetar i komunës pas konstituimit të Kuvendit të ri të Drenasit dhe me këtë rast mbajta këtë fjalë rasti:Jam i nderuar dhe privilegjuar që për herë të katërt, të mbaj fjalim para të zgjedhurve të përbërjes së re kuvendore, në Kuvendin e Drenasit, në zemrën e Kosovës”.

“Një ditë gjatë katër viteve jam plotësisht politik, ditën kur votoj, të gjitha ditët tjera, jam njëri nga ju që drejtoj komunën me besimin e qytetarëve me integritet, i zgjedhur nga qytetarët që dhanë shumë për lirinë e Kosovës, Më kanë zgjedhur qytetarët që dhanë shumë për shtetndërtim.Qytetarë që ishin pjesë aktive e rezistencës shekullore, që kulmoi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e vendit”, tha ai.

“Me këtë fjalë të shkurtër rasti, ritheksoj përkushtimin tim për qeverisje të bazuar në ligj, me transparencë dhe llogaridhënie, qeverisje e mirë e cila çdo vit matet nga faktorët vendorë e ndërkombëtar, ku qeverisja jonë është vërtetuar shtatë herë e para në Kosovë.

Ai duke i drejtuar kuvendarëve të Drenasit tha se shpreson që të bëhen 10 herë kampion të qeverisjes së mirë në nivel vendi.

“Në bashkëpunim me juve, shpresoj të bëhemi dhjetë herë kampion të qeverisjes së mirë në nivel vendi.Uniteti i kësaj përbërjeje të Kuvendit, pres sjell projekte të mira për qytetarët, jam i gatshëm të punoj bashkë për mirëqenien e qytetarëve, do të finalizojmë projektet në proces si dhe projektet e reja”.

“Jam i lumtur të jem në krye të komunës e cila është shembull i qeverisjes së mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

Bashkë, do të bëjmë më të mirën për qytetarët kampion, të komunës shtatë herë kampion, në zemrën e Kosovës”, deklaroi Lladrovci pas betimit.

Latest from Blog

Go toTop