December 11, 2025
1 min read

Murtezaj krenar për punën e tij si drejtor i ATK-së: Ndër rrëfimet më të suksesshme të shtetit të Kosovës 

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Ilir Murtezaj, u shpreh krenar për punën e tij sa ishte në krye të Administratës Tatimore të Kosovës.

Murtezaj foli rreth punës dhe rezultateve konkrete gjatë kohës sa ai drejtoi ATK-në.

Ai theksoi se ky institucion, është ndër rrëfimet më të suksesshme të shtetit të ri të Kosovës.

“Jam krenar që bashkë me stafin kemi ndërtuar një sistem që funksionon i pavarur nga ndikimi i individit dhe ju shërben të gjithëve në mënyrë të automatizuar”, tha Murtezaj.

“Bashkë kemi ndërtuar shtetin, e bashkë do ta zhvillojmë atë më tej”, u shpreh ai.

Latest from Blog

Operacion i madh bastisjeje në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda
Go toTop