December 11, 2025
1 min read

Bardhoshi, Bërnica dhe disa rrugë të Prishtinës iu nënshtrohen intervenimeve të KRU “Prishtina”

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në disa zona të kryeqytetit sot do të ketë ndërhyrje nga ekipet e mirëmbajtjes.

Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se nga intervenimet mund të ketë reduktime të përkohshme të ujit.

Intervenimet do të bëhen në fshatrat Bardhosh dhe Bërnicë, si edhe rrugët: “Hyzri Talla”, “Gjon Serreqi”, “Zagrebi”, “Vinqenc Prenushi” dhe “Uilliam Shekspir”.

Latest from Blog

Operacion i madh bastisjeje në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda
Go toTop