Liverpool po përgatit ofertë rreth 100 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e Leipzig, Yan Diomande si zëvendësuesin e Mohamed Salah, i cili pritet të largohet për shkak të marrëdhënies së tendosur me trajnerin Arne Slot.
Diomande, 19 vjeç, shihet si një përforcim i madh për sulmin e Reds dhe konsiderohet prioritet për klubin në merkato.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është gjithashtu në radar të Arsenalit e Manchester Cityt, ndërsa Liverpool dëshiron një ndryshim të qartë në fazën ofensive pas periudhës së dominimit të Salahut.