December 11, 2025
1 min read

Dogana zbulon rreth 300 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Hanit të Elezit

Zyrtarët doganorë gjatë ditës së sotme në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, kanë zbuluar te një shofer 295,270 euro të padeklaruara.

I njëjti, kishte thënë se nuk posedonte asgjë për deklarim.

Sipas Doganës, shuma e parave është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa rasti është referuar për hetime të mëtejshme.

“Gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për deklarim. Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar një shumë prej 295,270 euro, e cila ishte e padeklaruar dhe e fshehur brenda veturës”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Shqipëria goditet nga një tërmet 3.9 ballësh

Rajoni i Shqipërisë është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 3.9 ballësh. Bazuar në të dhënat e Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra në juglindje të Elbasanit, ose
Go toTop