December 11, 2025
1 min read

Ambasadori britanik i shkon në zyrë Ramës, e përgëzon për mandatin e ri

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka zhvilluar sot një takim me të parin e Prishtinës, Përparim Rama.

Këtë e bëri të ditur vet ambasadori, i cili nëpërmjet një postimi në X, tha se Ramën e përgëzoi për rizgjedhjen e tij në krye të komunës së Prishtinës.

“Ishte kënaqësi të takoja Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, këtë mëngjes. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe diskutuam planet e tij për komunën”, ka shkruar Hargreaves.

Latest from Blog

Fillon “Nata e Zjarreve”, në Prekaz

Në Prekazin legjendar ka filuar “Nata e Zjarreve”, në nderim të familjes Jashari dhe manifestim të Epopesë së UÇK-së. Ndezja e flakadanëve dhe marshi i përbashkët shënon përmbylljen e manifestimit 3-ditor të
Go toTop