December 17, 2025
1 min read

Premtimi i parealizuar – Qeveria Kurti s’e çoi deri në fund projektin e Mjekut Familjar

Projekti për përzgjedhjen e Mjekut Familjar në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, i paralajmëruar se do të përfundonte brenda vitit 2025, vazhdon të mbetet i parealizuar.

Në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar më 4 tetor të vitit të kaluar, bëhej e ditur se projekti, në fazën fillestare, do të zgjaste 100 ditë, ndërsa përfundimi i plotë i tij pritej deri në fund të këtij viti. Megjithatë, një gjë e tillë nuk është realizuar.

Lidhur me këtë “premtim”, ka reaguar edhe gazetarja Saranda Ramaj e cila pati një pyetje drejt kryeministrit në detyrë, Albin Kurti: “Pse ky zotim nuk është realizuar në afatin që vetë MSh e ka deklaruar publikisht gjatë qeverisë Kurti 2?”.

Mbase projekti mund të shënojë lëvizje gjatë këtyre ditëve të fundit të vitit 2025, por rezultati mbetet ende i pasigurt. Megjithatë, vonesa e tij ngre pikëpyetje serioze mbi efikasitetin dhe përgjegjësinë institucionale të Ministrisë së Shëndetësisë në zbatimin e projekteve të paralajmëruara.

Latest from Blog

Go toTop