December 17, 2025
1 min read

“Pse të kalosh ti i pari”, 15-vjeçari u godit me thikë në qafë nga 13-vjeçari në Sarandë

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri mes nxënësve të nje shkolle 9-vjeçare në  Sarandë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, Santiago Gerdhuqi, dhe 15-vjeçari Rajan Haderi (i lënduari) janë përleshur në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.

Top Channel raporton se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, derisa mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia.

Latest from Blog

Go toTop