December 18, 2025
1 min read

Mes kaosit në Parlamentin shqiptar, betohet Avokati i Ri i Popullit – puth demokratët që i dhanë firmën

Mes tymueseve, përplasjeve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, Endri Shabani u betua sot si Avokat i Popullit në Kuvend.

Deputetë të Partisë Demokratike zunë karriget e ministrave dhe krijuan tension që në nisje të seancës, ndërsa ceremonia e betimit u zhvillua në një atmosferë kaotike, larg çdo solemniteti institucional.

Pas betimit, Shabani përshëndeti me puthje disa prej deputetëve të PD-së që më herët i kishin dhënë firmën për kandidaturën e tij dhe u largua nga salla. Zgjedhja e tij u bë mbrëmjen e kaluar me 85 vota të mazhorancës dhe mbështetjen e PSD-së, ndërsa opozita e kontestoi procesin, duke pretenduar se ishte futur në “grackë” pas dhënies së firmave për disa kandidatë.

Latest from Blog

LDK-ja e mbledh sot kryesinë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00. Temat e diskutimit pritet të jenë zhvillimet e fundit politike dhe hapat e ardhshëm dhe rolin e kësaj partie
Go toTop