Investimet globale kanë pësuar rënie në Kosovë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Problem për investitorët e huaj po e sheh sigurinë në përgjithësi, eksperti Bedri Elezi.
Ai, në emisionin “Ora Shtatë” tha se Kosova nuk mund të ketë investitorë të huaj përderisa siguria cilësohet problem serioz.
“Kosova pothuajse që një vit është në proces zgjedhor, pa institucione, me sanksione dhe çështje që janë të lidhur me sigurinë në përgjithësi. Nuk mund të kemi investitorë të huaj përderisa siguria cilësohet problem serioz, e posaçërisht çështjet civile me sigurinë ekonomike siç janë çështjet e gjykatave”, tha Elezi.
Me të u pajtua edhe Ismet Krasniqi nga nisma “Asnjë cent më shumë”.
“Mosinvestimi nga jashtë nuk vjen në Kosovë për një sërë arsyesh. Ndoshta arsyeja më e madhe është aspekti i sigurisë, secili investitorë minimumi që kërkon para se të investojë në një vend e sheh aspektin e sigurisë, mos të harrojmë se në Kosovë kemi pasur cenim të sigurisë”, tha Krasniqi.