Evropa është alarmuar nga një valë e re e një viroze sezonale.
Mjekja Aurora Dollenberg, në emisionin “Kosova Today”, tha se varianti K i virusit të gripit, ka mbërritur në Evropë, përkatësisht në Gjermani, nga i cili grip ka pasur edhe vdekje.
Mjekja tha se ky grip po i prek moshat e rritura, posaçërisht njerëzit me imunitet më të dobët.
Pos tjerash, ajo dha disa këshilla se si mund të mbrohemi nga kjo valë e re e virozës.