December 19, 2025
1 min read

Vëzhgimi i zgjedhjeve, një delegacion i Këshillit të Evropës vjen në Kosovë më 27 dhjetor

Një delegacion prej 6 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre nga Turqia, do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në një një njoftim për media thuhet se “delegacioni do të takohet me udhëheqës dhe përfaqësues të partive kryesore politike (përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore, si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor”.

Gjithashtu theksohet se një ekspert i Komisionit të Venedikut – grupi i ekspertëve të pavarur ligjorë të Këshillit të Evropës – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.

Një konferencë për shtyp është planifikuar të hënën,  më 29 dhjetor  në orën 14:00, një ditë pas zgjedhjeve, 

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop