December 19, 2025
1 min read

Jahjaga uron Shiroka-Pulën pas emërimit si kryetare e AShAK-së

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar Justina Shiroka-Pulën për përzgjedhjen e saj si kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga tha se kjo arritje shënon jo vetëm sukses personal, por edhe një hap të rëndësishëm për barazinë dhe përfaqësimin e grave në institucionet më të larta të dijes.

“Gratë e Kosovës. Urime të përzemërta Justina Shiroka Pulës për zgjedhjen si Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Një arritje që shënon jo vetëm sukses personal, por edhe një hap të rëndësishëm për barazinë dhe përfaqësimin e grave në institucionet më të larta të dijes”, ka shkruar ish-presidentja.

Zgjedhja e Shiroka-Pulës në krye të AShAK-së, shënon histori pasi ajo është gruaja e parë e emëruar në këtë postë.

Latest from Blog

Nga po shkon LDK-ja?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar sollën rezultatin e dytë më të keq për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), partinë më të vjetër në Kosovë, që nga

Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e
Go toTop