December 22, 2025
1 min read

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me gjashtë vota për, ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kërkesa e Kelmendit u aprovua në takimin e jashtëzakonshëm të hënën, me votat e gjashtë anëtarëve.

Kryesuesi Ardian Hajdaraj propozoi që në pozitën e U.D Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj.

Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

“Votoj kundër që zoti Qalaj të jetë u.d Kryeprokuror i Shtetit për shkak të kërkesave të mia që i kam bërë në drejtim të zotit Qalaj të mos ishte pjesë e KPK-së derisa të shqyrtohet çështja e Kelmendit”, tha Vuniqi, raporton Betimi për Drejtësi.

KPK caktoi Qalajn si U.D. dhe ky vendim hyri në fuqi qysh sot.

Latest from Blog

Krerët e shtetit nderojnë viktimat e Reçakut

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Homazhet u mbajtën në nderim të 45 viktimave që u masakruan 27
Go toTop