PSG-ja kompletoj sextuplen, apo 6 trofet brenda një sezoni, duke arritur rekord historik, pas triumfit ndaj Flamengos në penallti në ndeshjen e Kupës ndërkontinentale.
Për këtë sukses, një truk i veçantë ishte sekreti.
Luis Enrique vendosi që të zëvendësonte, Chevalierin me portierin Safonov, të cilit i besoj për pritjen e penalltive.
Mirëpo truku ishte te një moment që kamerat e kanë kapur, kur Safonov po bisedonte me stafin me një peshqir në dorë, ku atu ishin të vendosura të gjitha detajet teknike, për lojtarët kundërshtar, me informacione rreth statistikave dhe drejtimit të penalltive të ekzekutuara në të kaluarën.
Kjo doli të jetë e frytshme, ngase Safonov priti 4 nga 5 penalltitë e skuadrës së Flamengos.