Sulmet nga Rusia gjatë natës shënjestruan sektorin energjetik të Ukrainës, infrastrukturën civile dhe “në thelb të gjithë infrastrukturën e jetës së përditshme”
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukrainas deklaroi se më shumë se 600 dronë dhe 30 raketa u përdorën në bombardimin që ka vrarë tre persona, përfshirë një fëmijë katërvjeçar.
“Deri tani, alarmet për sulme ajrore mbeten në fuqi në pjesën më të madhe të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, të gjitha shërbimet e nevojshme janë të angazhuara në përballimin e pasojave të sulmit”, tha ai.
Ai shtoi se sulmet, pak para Krishtlindjeve, “kur njerëzit thjesht duan të jenë me familjet e tyre, në shtëpi dhe të sigurt” dërgojnë “një sinjal jashtëzakonisht të qartë në lidhje me prioritetet e Rusisë”.
“Putini ende nuk mund ta pranojë që duhet të ndalojë së vrari. Dhe kjo do të thotë që bota nuk po ushtron presion të mjaftueshëm mbi Rusinë”.