December 23, 2025
1 min read

ATK-ja pezullon nga detyra punëtorin i cili u arrestua në aksionin e Prokurorisë Speciale

Punëtori i Administratës Tatimore të Kosovës Goran Laziq, i cili u arrestua ditë më parë në aksionin e Prokurorisë Speciale për keqpërdorim dhe korrupsion, është pezulluar nga puna.

Kështu ka bërë të ditur, ATK-ja përmes një njoftimi për media.

“ATK ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Në aksionin e së enjtes, u arrestuan edhe gjatë persona të tjerë në mesin e të cilëve edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega Graçanicë Jovica Mitroviq, si dhe ish-ministri Fadil Ismajli.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop