December 23, 2025
1 min read

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e ish- kryekuvendarit, Kadri Veseli, për lirim të përkohshëm.

Sipas një njoftimi të kësaj gjykate, më 19 dhjetor, Paneli i Gjykatës Supreme, ka refuzuar kërkesën e Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor të këtij viti.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht të këtij viti përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.

Tashmë janë bërë pjesë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga gjykata me seli në Hagë.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop