December 23, 2025
1 min read

PZAP-ja e gjobit Listën Serbe me 20 mijë euro për vendosjen e materialeve propaganduese

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa  ka gjobitur me 20 mijë euro Listën Serbe, për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Vendimi erdhi pas ankesës nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe kishte vendosur material propaganduese.

Në arsyetim theksohet se vendosja e materialeve promovuese pa leje të organeve kompetente përbën shkelje të legjislacionit zgjedhor.

“Subjekti Politik Lista Serbe ka qenë e njoftuar me obligimet dhe përgjegjësitë gjatë procesit të fushatës zgjedhore, andaj vendosja e materialeve promovuese në fushatë zgjedhore pa lejen e organeve kompetente, përbën shkelje të legjislacionit zgjedhor, të cilat shkelje janë sanksionuar me dispozitat ligjore të LZP-së”.

“Përkundër njoftimit nga PZAP-i me ankesën, subjekti politik Lista Serbe nuk ka ofruar ndonjë përgjigje në lidhje me pretendimet e palës ankuese|, thuhet në vendim.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop