Analisti politik Azdren Shala ka deklaruar se populli i Kosovës nuk e duron diktaturën dhe se do t’i thotë “jo” asaj në zgjedhjet që pritet të mbahen të dielën.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Shala tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta përsërisë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, e aq më pak atë të 14 shkurtit 2021, por rezultati i tanishëm do jetë diku rreth 37 për qind të votave.
“Shqiptarët e Kosovës nuk e durojnë diktatin. Ndryshe nga shqiptarët e tjerë në Ballkan, ne jemi me sy hapur, sepse diktaturën… dhe e kemi të qartë se çfarë është. Në këtë pikë, unë mendoj se Albin Kurti nuk ka as shanse minimale për ta përsëritur rezultatin e 9 shkurtit, e lëre më atë të 14 shkurtit 2021. Besoj se rezultati do të sillet nën ose rreth 37 për qind, hiç më shumë”, tha Shala.