January 5, 2026
1 min read

Zv/presidenti amerikan thotë se një “i çmendur” tentoi të futej me forcë në shtëpinë e tij

Zv/presidenti i SHBA-së, JD Vance, ka njoftuar se një person “i çmendur” ka tentuar të hyjë në shtëpinë e tij në Ohio duke goditur dritaret.

Vance tha se ai dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në atë moment dhe shprehu falënderime për intervenimin e shpejtë.

“Me sa di unë, një person i çmendur u përpoq të hynte me forcë duke i goditur dritaret me çekiç. Jam mirënjohës shërbimit sekret dhe policisë së Cincinnati-t për reagimin e shpejtë. Ne nuk ishim as në shtëpi pasi ishim kthyer tashmë në Uashington”, tha Vance në një postim në X.

Vance gjithashtu kërkoi nga mediat që të mos publikojnë fotografi të shtëpisë me dëmtimet e shkaktuara nga goditjet.

CNN raportoi se autoritetet kanë marrë një person në paraburgim dhe po hetojnë incidentin.

Ky incident vjen në një kohë kur dhuna politike ndaj zyrtarëve amerikanë ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm.

Latest from Blog

Go toTop