January 6, 2026
1 min read

Balaj: Nëse shkojmë sërish në zgjedhje do ndodhin bllokada të reja 

Opinionisti Labinot Balaj ka deklaruar se Vetëvendosjes nuk i leverdisë të shkohet sërish në zgjedhje.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Balaj tha se VV-së nuk i konvenon një situatë e tillë nga varianti financiar, i imazhit dhe asaj që mund të ndodhin bllokada të reja.

“Nuk na leverdisë në asnjë variant një proces i ri elektoral. As në variantin financiar, as në variantin e imazhit, ndodhin bllokada të reja, akumulohen problemet”, tha Balaj.

Megjithatë, Balajt i replikoi ashpër gazetarja Ardiana Thaçi, e cila ia shtroi pyetjen: “Qysh bllokadë kur e ka shumicën absolute?”.

Në ndërkohë, Balaj tha se VV nuk e ka shumicën absolute por shumicën e thjeshtë.

Latest from Blog

Go toTop