January 6, 2026
1 min read

Trump: Operacioni në Venezuelë tregon se kemi ushtrinë më të frikshme në tokë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha në Uashington se operacioni në Venezuelë për të rrëzuar Nicolas Maduron dëshmon se “ShBA ka ushtrinë më të fuqishme, më vdekjeprurëse dhe më të sofistikuar”.

Udhëheqësi i Amerikës shtoi se: “Është ushtria më e frikshme në planetin Tokë, dhe nuk është as afër. E dini, e kam thënë për një kohë të gjatë. Askush nuk mund të na mposhtë”.

Është pranuar prej kohësh se SHBA-të kanë fuqinë ushtarake më të shquar në hemisferën perëndimore.

Ndryshe, komentet e Donald Trump në Qendrën Kennedy deri më tani janë përqendruar kryesisht në çështjet e brendshme.

Latest from Blog

Flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur të valojë në oborrin e institucionit presidencial. Lajmi është bërë i ditur
Go toTop