January 13, 2026
1 min read

“Një mik i madh i Shqipërisë”, Rama ndan foto nga Abu Dhabi me presidentin e Emirateve të Bashkuara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Rama ka ndarë foton zyrtare, ndërsa në njërën prej tyre shihet teksa takohet miqësisht edhe me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

“Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. 

Latest from Blog

Go toTop