January 13, 2026
1 min read

Ronaldo i frustruar, akuzon Al-Hilalin pas humbjes në derbi

Cristiano Ronaldo u bë protagonist i një momenti të diskutueshëm pas humbjes 3-1 të Al Nassr, të vulosur nga penalltia e shënuar nga Ruben Neves në minutën e 92-të.

Menjëherë pas golit, ylli portugez u kthye nga kamera që po e filmonte dhe bëri një gjest me dorën e djathtë, i cili u interpretua gjerësisht si shenjë që nënkupton “vjedhje”, i shoqëruar edhe me një buzëqeshje ironike.

Ky veprim shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa disa e interpretuan ndryshe, duke pretenduar se Ronaldo kishte treguar pesë gishta për të kujtuar pesë titujt e Champions League të fituar gjatë karrierës së tij.

Në fushë, Al Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 3-1 ndaj rivalëve, duke u shkëputur në +7 pikë në krye të renditjes, pas një serie rezultatesh pozitive edhe në javët e fundit.

Cristiano Ronaldo kishte kaluar Al Nassr në avantazh të përkohshëm 1-0 në minutën e 42-të, duke realizuar golin e tij të 959-të në karrierë dhe duke iu afruar edhe më shumë shifrës simbolike prej 1000 golash. Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Penalltia e akorduar në minutat shtesë largoi edhe më shumë Al Nassr nga objektivi i titullit kampion, duke lënë hije polemikash mbi ndeshjen.

Latest from Blog

Alba mban lotët teksa Limi dhe Dolce puthen

Alba është parë në gjendje të rëndë emocionale, pas lidhjes së krijuar mes Dolces dhe Limit. Ajo madje mezi duronte kur i shihte dyshen duke shkëmbyer puthje. Kujtojmë se Limi është ish
Go toTop