September 10, 2025
1 min read

Tre kosovarë arrestohen e dëbohen nga Zvicra, qëndronin dhe punonin ilegalisht

Policia e Zugut ka arrestuar tre kosovarë të moshës 24, 29 dhe 34 vjeç gjatë një kontrolli në një kantier ndërtimi në Baar.

Të tre po punonin si skelëpunues pa leje pune dhe qëndronin ilegalisht në Zvicër, shkruan polizeiticker.ch.

Njëri prej tyre tentoi të ikte, por u kap pas pak minutash në një arë misri.

Pas procedurës së shpejtë gjyqësore, kosovarët u dënuan me gjoba prej qindra frangash dhe u dëbuan menjëherë nga Zvicra.

24-vjeçarit iu shqiptua ndalesë hyrjeje dyvjeçare për Zvicrën, ndërsa 29- dhe 34-vjeçarit ndalim dyvjeçar për tërë zonën Schengen.

Latest from Blog

Igor Simiq i “djeguri” i fundit

Skenarit të dështimit për të nënten herë me radhë i bashkangjitet edhe Igor Simiq. Votat nga subjektet politike nuk mjaftuan që ai të bëhet nënkryetar Kuvendi. Për votuan 9 , kundër 51

As, as… Kovaçeviq nuk kalon

I propozuari i radhës për të shtatën herë me rradhë, Stefan Kovaçeviq nuk mori vota për nënkryetar të Kuvendit. Ai nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme. Paraprakisht kandidatë ishin Slavko Simiq,
Go toTop