January 14, 2026
1 min read

Gjigandi turk pranë transferimit të Kantes

Gjigandi i Superligës turke, Fenerbahçe ka bërë hapa të mëdhenj në përpjekjet për të transferuar mesfushorin e Al-Ittihad, N’Golo Kante, sipas një raportimi të L’Equipe.

Reprezentuesit francez i përfundon kontrata me klubin nga Xheda në fund të sezonit dhe situata e tij kontraktuale ka vënë në alarm disa klube evropiane.

Megjithatë, duket se Fenerbahçe ka lënë pas rivalët, pasi Kante raportohet se ka arritur një marrëveshje me klubin nga Stambolli.

L’Equipe raporton se një delegacion i Fenerbahçes ka fluturuar drejt Arabisë Saudite për të negociuar kushtet e largimit të hershëm të Kantés. Bisedimet mes dy klubeve janë aktualisht në zhvillim.

Edhe pse Al-Ittihad i ka paraqitur Kantes një ofertë për rinovim kontrate, mesfushori defensiv shtatshkurtër thuhet se është entuziast për mundësinë e kalimit në Superligën turke.

Kante po e shqyrton rikthimin në Evropë, pasi kjo do t’i rrisë shanset për t’u përfshirë në skuadrën e Francës për Kupën e Botës nga Didier Deschamps. Ai madje mund të bashkohet me mesfushorin francez Mattéo Guendouzi, ky i fundit kaloi te Feneri nga Lazio pak ditë më parë.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop