January 14, 2026
1 min read

E rëndë në Turqi: Prokurori qëllon me armë zjarri gjyqtaren 

Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në Turqi, ku një gjyqtare u qëllua me armë zjarri brenda një gjykate në Stamboll.

Sipas raportimeve, ajo u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj, i cili në fakt është prokuror publik.

Gazetari Sokol Brahaj, tha se rasti kishte ndodhur në Gjykatën e Apelit të Stambollit.

“Ende nuk kemi informacione zyrtare se ata ishin burrë e grua, por dimë që më parë kishin punuar në të njëjtën gjykatë”, tha ai në emisionin “Kosova Today”.

Sipas Brahaj, ky rast nuk është i pari që ndodh në Turqi.

Nga ana tjetër, Linda Kalemi tha se është e çuditshme si ka mundur të ndodhte ky rast në Gjykatën e Apelit, pasi sipas saj, ky institucion ka siguri më të lartë se aeroporti.

Latest from Blog

Go toTop