Skuadra e Prishtinës ka siguruar nënshkrimin e një tjetër lojtari nga jashtë. Mbrojtësi 26 vjeçar, Sylian Mokono, do të transferohet nga VVV Venlo, skuadër kjo në Ligën e Dytë të Holandës.
Skuadra holandeze e ka konfirmuar largimin e tij për tek Prishtina, me mbrojtësin që ka 13 paraqitje në këtë edicion.
Kujtojmë që Mokono ka luajtur për disa skuadra të tjera gjatë karrierës së tij në Holandë.