January 16, 2026
1 min read

Spitali i Mitrovicës: Autorët e sulmit ndaj stafit shëndetësor të mbahen përgjegjës

Gjatë ditës së sotme, punëtorët e Spitalit “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë kanë mbajtur një protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj sulmit të ndodhur të enjten ndaj dy punëtorëve të sigurimit dhe një infermiereje në Repartin e Ortopedisë.

Përmes protestës, Spitali thotë se punëtorët shprehën indinjatën e tyre për ngjarjen e rëndë.

Agron Sumiçi, përfaqësues i Sindikatës, deklaroi se po protestojnë dhe po shprehin mllefin për sulmin e djeshëm, duke kërkuar që autorët e sulmit ndaj stafit shëndetësor të mbahen përgjegjës.

Latest from Blog

Lumir Abdixhiku kandidat për President?

Tema e zgjedhjes së Presidentit, u diskutua edhe sot. Nga panelistët u dhanë versione të ndryshme rreth skenarëve dhe emrave që mund të propozohen. Gazetari Vullnet Krasniqi, bëri një supozim se lideri
Go toTop