January 19, 2026
1 min read

Rinumërohen 558 nga 914 vendvotime – procesi mbyllet në 20 komuna

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 19 janar 2026, ora 10:00), sipas njoftimit të KQZ-së janë rinumëruar 61% apo 558 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11/11), Prishtinë (26/26), Prizren (232/235) dhe Skenderaj (50/72).

Sipas të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur në 20 komuna.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ZGJEDHJET NUMRII PARAKOHSHME PER KUVENDINE EKOSOVES, RINUMEROHEN SIPAS 2025 Pörditäsimi undit: GJAKOVE VENDVOTIMEVE e, VENDVOTIMEVE PER RINUMERIM 10:00 145 VENDVOTIMEVE PÊR RINUMERIM 10% 10% VENDVOTIMET RINUMERUAR KAK FUSHE KOSOVE 100% 7 100% MITROVICE 45 57 10% 10% NOVOBERDE 45 RAHOVEC 100% 10 PRISHTINE 10% 139 SKENDE 10% 8 14 SUHAREKE 10% 100% 100% 14 89 26 235 72 34 26 235 50 OOK MALISHEVE 15 152 0 100% 10% 10% 75 6 95 GRAÇANICE 100% 10 MITROVICEE VERIUT 10% 100% 0 8 Total: 10 10% 10% 914 558"

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop