January 19, 2026
1 min read

Bayern nuk nxitohet për rinovimin e kontratës së Lennart Karl

Bayern nuk ka ndërmend të rinovojë në afat të shkurtër kontratën e mesfushorit të ri Lennart Karl, i cili ka marrëveshje deri në qershor 2029.

Pavarësisht interesimit të disa klubeve, drejtuesit e Bayern janë të qetë dhe besojnë se lojtari do të vazhdojë të rritet me klubin.

Max Eberl për mediat gjermane ka konfirmuar se kontrata e Karl është e sigurt dhe se klauzolat e saj do të aktivizohen për shkak të performancës së mirë.

Karl ka luajtur 25 ndeshje me ekipin e parë, me 7 gola dhe 2 asistime.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop