Rezultatet e rinumërimit të 604 vendvotimeve kanë nxjerrë në pah parregullësi dhe prekje të votave të disa nga kandidatët.
Nga ky fenomen janë prekur edhe kandidatët e partisë së Ramush Haradinajt.
Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit vota më së shumti i janë hequr Besnik Krasniqit të AAK-së. Pas tij radhitet Tringa Morina dhe Burim Ramadani.
Më poshtë gjeni kandidatët e AAK’së që iu janë hequr vota më së shumti:
Besnik Krasniqi -314 vota
Tringa Morina -161 vota
Burim Ramadani -151 vota
Edmond Hoxha -137 vota
Diellza Fetoshi -104 vota
Dreni Kastrati -66 vota
Pal Lekaj -53 vota
Ferdinand Kolaj -40 vota
Prekë Prekaj -40 vota
Ilirjana Mehmetaj -26 vota