January 20, 2026
1 min read

Inter transferon talentin kroat nga Dinamo Zagreb

Inter ka siguruar një tjetër talent premtues për të ardhmen, duke arritur marrëveshjen me Dinamo Zagrebin për transferimin e mbrojtësit të ri Leon Jakiroviq. “Zikaltërit”,  kanë lëvizur shpejt në orët e fundit, duke mbyllur një operacion që konsiderohet investim strategjik për vitet në vijim.

Sipas mediave italiane, Interi ka lënë pas pistën që çonte te Mlaçiç i Hajduk Splitit dhe ka përshpejtuar gjithçka për Jakiroviq, mbrojtës i lindur në vitin 2008. Marrëveshja me klubin kroat është arritur për një shifër totale pak mbi 4 milionë euro, me 2.5 milionë si bazë fikse, rreth 2 milionë në formë bonusesh dhe një përqindje mbi rishitjen e ardhshme të lojtarit.

Interi ka fituar konkurrencën e disa klubeve të njohura europiane, pasi Jakirović monitorohej edhe nga Barcelona, Napoli, Stuttgart dhe Salzburg.

“Nerazzurrët”, kanë vepruar me vendosmëri, duke rezervuar vizitat mjekësore dhe organizuar transferimin e lojtarit drejt Milanos.

Jakiroviq shihet si një mbrojtës i së ardhmes, me potencial të lartë zhvillimi, ndërsa Interi vazhdon të ndjekë strategjinë e investimit në talente të rinj, duke ndërtuar gradualisht bazën për vitet që vijnë.

Latest from Blog

Dy gjigantët evropian pas Michael Olise

Sulmuesi francez, Michael Olise po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayernin, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës së Vincent Kompany. Paraqitjet e tij në Bundesliga dhe Champions

Barcelona këmbëngul për Julian Alvarez

Barcelona e ka vendosur Julian Alvarez si objektivin kryesor për repartin ofensiv. Pavarësisht se argjentinasi nuk po kalon momentin më të mirë te Atlético Madrid javët e fundit, drejtuesit katalanas vazhdojnë ta
Go toTop