January 20, 2026
1 min read

Barcelona këmbëngul për Julian Alvarez

Barcelona e ka vendosur Julian Alvarez si objektivin kryesor për repartin ofensiv.

Pavarësisht se argjentinasi nuk po kalon momentin më të mirë te Atlético Madrid javët e fundit, drejtuesit katalanas vazhdojnë ta vlerësojnë lart profilin e tij dhe e shohin si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit.

Sipas mediave spanjolle, në “Camp Nou” janë të gatshëm të bëjnë një investim të madh për sulmuesin 25-vjeçar, duke besuar se ai mund të formojë një dyshe të frikshme sulmuese me Lamine Yamal.

Edhe pse operacioni pritet të jetë i kushtueshëm, Barcelona mbetet e vendosur ta transferojë Alvarezin, të cilin e konsideron “Luis Suárezin e dekadës së ardhshme”.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop