January 20, 2026
1 min read

Fabregas mendon se Serie A është kampionati më i vështirë

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas ka deklaruar se Serie A është kampionati më i vështirë për të fituar ndeshje.

Como mbrëmë arriti fitore bindëse 0–3 ndaj Lazios në “Olimpico” duke mbetur në garë për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. Skuadra lombarde ka 37 pikë, 5 më pak se Roma në pozitën e katërt.

“Serie A është pa dyshim liga më e vështirë për të fituar ndeshje. Po e shijoj futbollin italian; ai po përmirësohet shumë dhe do të vazhdojë të përmirësohet.

Ne nuk jemi aq larg nga Premier League, edhe pse nga ana e financave dhe marketingut ata janë përpara”, u shpreh Fabregas.

Fabregas është në sezonin e tretë si trajner i Comos duke e promovuar edicionin e kaluar këtë skuadër në elitën e futbollit italian pas dy dekadave.

Latest from Blog

Go toTop