January 20, 2026
1 min read

Kurti takohet me përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi drekë pune në Shtëpinë e Kosovës me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike, mes tyre Alexander Kunitz dhe Maximilian Hoffmann, si dhe Drejtorin Ekzekutiv Max Gulde nga “Constellr”, Carl Holshouser nga “CoreWeave”, Dr. Tanja Wielgoß nga “SPD Economic Council” dhe Matthias Ibrahim Krug nga “Velmora Capital”.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se aty u diskutua mbi integritetin konkurrues si bazë për besim, qëndrueshmëri institucionale dhe klimë më tërheqëse për investime.

Kurti theksoi progresin e Kosovës në siguri, sundim të ligjit dhe stabilitet makro-fiskal si faktorë që përkthehen drejtpërdrejt në mjedis më të mirë biznesi.

“U diskutua pozicionimi i Kosovës si nyje për kompanitë që kërkojnë kapacitete të besueshme dhe afër tregjeve të EMENA-s. Kryeministri prezantoi prioritetin e investimeve publike me mbi 7 miliardë euro në transport, mjedis dhe energji për të përmirësuar logjistikën dhe parashikueshmërinë ekonomike”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop