January 22, 2026
1 min read

Xhiroja e 7-të e Europa League, vëmendja te futbollistët shqiptarë

Sonte zhvillohen ndeshjet e javës së shtatë të garës së dytë më të vlefshme të UEFA-s, Europa League.

Vëmendja kryesore është tek skuadrat ku luajnë futbollistët shqiptarë, konkretisht te Baseli dhe Dinamo e Zagrebit.

Arbër Hoxha dhe skuadra e tij kërkojnë fitore ndaj Steauas së Bukureshtit, dhe me tri pikë të siguruara futen në zonën e play-offit.

Në rast të humbjes, ata mund të eliminohen qysh në javën e parafundit.

Kroatët, aktualisht i kanë shtatë pikë nga gjashtë xhirot e kaluar dhe renditen të 25-tit, vetëm një vend larg play-offit.

Të njëjten situatë e ka edhe Baseli i Xherdan Shaqirit.

Shaqiri me bashkëlojtarët e tij, synojnë fitore ndaj RB Salzburgut në Austri.

Nëse humb, klubi “helvetik” rrezikon play-offin, por nëse fiton shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe ngritët lartë në tabelë.

Të dyja ndeshjet e lartëpërmendura zhvillohen nga ora 21:00.

Latest from Blog

Go toTop