January 22, 2026
1 min read

“Jam tifoz i Milanit”: Interi dhe Juve e duan Gabriel Jesusin

Zërat e merkatos që lidhnin Gabriel Jesusin me Juventusin dhe Interin kanë marrë një përgjigje të drejtpërdrejtë nga vetë sulmuesi brazilian.

Në një deklaratë për mediat italiane, Jesus ka sqaruar pozicionin e tij, duke theksuar hapur se zemra e tij rrahë për Milanin.

“Interesimi i Juventusit dhe Interit? Unë jam tifoz i Milanit”, ka qenë mesazhi i shkurtër, por domethënës i sulmuesit, i cili ka ndezur menjëherë entuziazmin e tifozëve kuqezi. Fjalët e tij janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një lidhje emocionale të vjetër mes lojtarit dhe klubit nga San Siro.

Edhe pse aktualisht është i përqendruar te skuadra e tij, deklarata e Gabriel Jesus pritet të ndikojë në skenarin e merkatos, sidomos në Itali, ku emri i tij vazhdon të mbetet një profil shumë i vlerësuar. Për tifozët e Milanit, këto fjalë shihen si një sinjal shprese për të ardhmen.

Latest from Blog

Go toTop