January 22, 2026
1 min read

Pas rinumërimit, ja sa vota humbi Fatmir Limaj në vendlindjen e tij!

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë në disa komuna ka përfunduar, përfshirë edhe komunën e Malishevës.

Pas këtij procesi, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, i janë hequr 50 vota. Limaj, i cili pretendonte të kalonte pragun zgjedhor, nuk arriti të fitojë as në vendlindjen e tij.

Më shumë vota se Nisma në Malishevë ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas rezultateve përfundimtare pas rinumërimit, Limaj si kandidat ka grumbulluar gjithsej 6,885 vota në këtë komunë..

Latest from Blog

Go toTop