January 23, 2026
1 min read

Shpërthen gypi i ujit në Oftalmologji, raportohet se janë anuluar operimet për sot

Në klinikën e Oftalmologjisë së QKUK-së, raportohet se ka shpërthyer një gyp i ujit në pjesën e sterilizimit.

Avaria raportohet të ketë ndodhur në katin e katërt të kësaj klinike.

Ndërkaq, uji ka depërtuar më pas edhe në sallën e operimeve gjë që ka bërë, siç mësohet nga burimet, që të anulohen të gjitha operimet e caktuara për sot.

Lajmin për shpërthimin e gypit të ujit e ka konfirmuar edhe burimet brenda klinikës.

Latest from Blog

Go toTop