Napoli mund të mbetet pa David Neres për një periudhë të gjatë. Braziliani vazhdon të ketë dhimbje dhe sipas mediave italiane ekziston mundësia që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do ta mbante jashtë fushave për rreth dy muaj.
Gjendja e tij u përkeqësua pas rikthimit të përshpejtuar në ndeshjen ndaj Parmës, ku u aktivizua për pak minuta, por u detyrua të largohej sërish për shkak të dhimbjeve. Problemi lidhet me një lëndim në tendinë, i pësuar gjatë rikthimit nga dëmtimi në kyçin e këmbës.
Vendimi përfundimtar pritet pas konsultës së radhës mjekësore, ndërsa te Napoli mbizotëron ankthi për një tjetër mungesë të rëndësishme.